Ballina Kronike Aksident në aksin “Lezhë-Shkodër”! Kamioni përplaset me barrierat dhe përmbyset në rrugë,...

Aksident në aksin “Lezhë-Shkodër”! Kamioni përplaset me barrierat dhe përmbyset në rrugë, shoferi përfundon në spital

Një tjetër aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hënë ne vend.

Një kamion i pastrimit të qytetit të Laçit ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në anë të rrugës. Ngjarja ka ndodhur në aksin “Lezhë-Shkodër”, pranë fshatit Mabe.

Drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta, por pa rrezik për jetën.

Sipas të dhënave kamioni ishte i mbushur me mbeturina dhe po shkonte në landfillin e Bushatit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti, nga i cili është krijuar dhe trafik i rënduar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks