Rruga e Dukagjinit, një tjetër dëshmi e dështimit qeveritar!
Pas shkatërrimit të rrugës së Thethit nga kushtet atmosferike dhe mosmirëmbajtja totale nga kompania përgjegjëse, tashmë kemi përballë një tjetër katastrofë me keqmenaxhimin e rikonstruksionit të rrugës së Dukagjinit. Paratë publike po shpërdorohen, ndërsa komunitetet lokale dhe turizmi – jetik për ekonominë e zonës – po dëmtohen çdo ditë.
Pasi dështuan me Thethin, tani radhën e ka Kiri, e cila, në vend që të marrë masa të menjëhershme, po përpiqet të mbulojë skandalin me premtime boshe dhe propagandë. Politika e zakonshme, që di vetëm të gënjejë qytetarët dhe të fshehë paaftësinë e vet, nuk mund të fshijë faktin se njerëzit po vuajnë dhe ekonomia po dëmtohet rëndë. Kjo nuk është thjesht një çështje infrastrukture – është një pasqyrë e qartë e dështimit të një qeverisjeje që nuk mban përgjegjësi! Është koha për veprim të menjëhershëm, transparencë dhe përgjegjësi për çdo qindarkë të shpërdoruar! Banorët e Dukagjinit meritojnë më shumë!