Vodhi me thyerje në një dyqan në qytetin e Koplikut, gjatë natës, identifikohet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

Sekustrohen një shumë parash dhe produktet ushqimore të vjedhura.

Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë arrestuar shtetasin L. R., 31 vjeç, banues në fshatin Bajzë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka vjedhur me thyerje, gjatë natës, në një dyqan, një shumë parash dhe produkte ushqimore, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Vjedhja”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu