Anija “Cassiopea” e Marinës Italiane mbërriti në Shqipëri me 49 migrantë në bord.
Anija, raporton Agjencia Italiane e lajmeve ANSA u ankorua në orën 07:30 të mëngjesit. Fillimisht emigrantët do t’i nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit shëndetësor në qendrën pritëse.
Sipas ANSA, në bord ndodheshin shtetas nga Bangladeshi (në shumicë), Egjipti, Bregu i Fildishtë dhe Gambia, të cilët do t’i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara të kufirit të parashikuara për ata që vijnë nga vende të sigurta dhe nuk kanë dorëzuar dokumente identiteti.
Pas këtyre proceduarave do të transferohen drejt Gjadrit. Kjo është pjesë e marrëveshjejes midis Italisë dhe Shqipërisë për të lehtësuar fluksin e migrantëve drejt Italisë.
Riaktivizimi i marrëveshjes Itali-Shqipëri vjen pas një pauze prej rreth dy muajsh. Ky është operacioni i tretë për të strehuar e emigrantë në Gjadër. Në dy rastet e para emigrantët u kthyen në Itali për shkak të një vendimi të Gjykatës në Romë.