Edison Oruqi, është gjetur i mbytur në ujrat e lumit të Shalës, në Koman. Kanë qenë familjaret të cilët kanë kryer kontrolle gjatë paradites së sotme dhe kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë.
Ata kërkojnë ndihmën e policisë dhe palombarëve për nxjerrjen e kufomës nga uji sepse e kanë të pamundur per shkak të rrjedhës së ujit.
Babai i 3 fëmijeve u zhduk në mënyrë misterioze paraditen e së shtunës. Ai ishte duke punuar në një bujtinë në zonë.
Dyshohet se personi qe e kishte marrë në punë viktimën, pas punës, e kishte lënë në një gadishull të vogel me rërë dhe jo në destinacion sepse aty nuk arrinte varka.
Pritet ndërhyrja e palombarëve për nxjerrjen e trupit të pajetë të Oruqit.