Në 14 Janarin e vitit 1990, frika ishte vrarë dhe të rinjtë e të rejat e Shkodrës dolën në shesh, në atë që do të njihej si një prej demonstratave të para antikomuniste në Shqipëri. Atë ditë historike të 35 viteve më parë, me mijëra shkodranë kishin dalë në qendër të qytetit dhe u përpoqën të hidhnin bustin e Stalinit, por policia dhe ushtria komuniste arrijnë të shpërndajnë turmën. Zemërimi i regjimit në grahmat e fundit ra mbi dhjetëra protestues, të cilët u arrestuan dhe u dhunuan barbarisht në burgje. Sot ndërsa përkujtojnë atë datë, protagonistët e 14 Janarit nuk e fshehin zhgënjimin, mbi realiteti që prodhoi demokracia e brishtë shqiptarë në këto 3 dekada.
Sot ata kanë vetëm një apel ndaj shqiptarëve, vecanërisht të rinjve. Të mos braktisin vendin dhe të guxojnë të protestojnë. Numri dy i partisë demokratike Luçiano Boçi deklaroi se kjo ngjarje duhet të jetë frymëzim dhe sot, për tu ngritur të gjithë që të rrëzojmë të keqën që ka pushtuar Shqipërinë.
Terrori politik që pasoi 14 Janarin 1990 nuk arriti të mposhtë shpirtin demokratik të shkodranëve, përkundrazi vala e protestave u rrit dhe u bë më e ashpër për të qenë shëmbull frymëzimi për të gjithë shqiptarët.