Rektori i universitetit “Luigj Gurakuqi”, prof. dr. Tonin Gjuraj priti në një takim myftiun e Shkodrës, imam Muhamed Sytari, së bashku me përfaqësues të myftinisë. Në kuadër të transparencës dhe komunikimit të hapur me institucionet vendore dhe komunitetet fetare, ky takim kishte në fokus bashkëpunimin dypalësh, duke ruajtur parimin e laicitetit si vlerë thelbësore e institucionit. Gjatë bisedës, Rektori Gjuraj vlerësoi kontributin e shquar të personaliteteve nga komuniteti mysliman në fusha të ndryshme, duke evidentuar ndikimin e tyre pozitiv në qytetërimin shqiptar dhe më gjerë.

Kryemyftiu dhuroi disa libra për Bibliotekën Shkencore të Universitetit. Takimi pasqyron angazhimin e Universitetit për të forcuar marrëdhëniet me aktorët e ndryshëm të shoqërisë, duke promovuar dialogun ndërinstitucional dhe vlerat e përbashkëta që kontribuojnë në zhvillimin e komunitetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu