Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh publik lidhur me përfundimin e hetimeve për dosjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë, i cili u zbulua në vitin 2015 duke theksuar se hetuesit e SPAK-ut nuk kanë gjetur asnjë provë që lidhe Olsi Ramën me këtë çështje. Bardhi dhe PD vazhdojnë të kërkojnë përgjegjësi dhe shpjegime, duke theksuar se SPAK ka qenë nën presion ose mund të ketë lënë pas dore hetimet.
“Nuk kam dashur të flas unë me bindjet e mia pa folur drejtësia me provat e veta. SPAK deklaroi se Olsi Rama nuk ka asnjë lidhje me personin në fjalë dhe nuk ka asnjë prove që ta lidhe atë me aktivitetin kriminal. Im vëlla u përdor si mish për top për të më goditur mua dhe rrëzuar në sytë e opinionit publik”, u shpreh Rama.
“Më kanë bërë skifozren, e kanë fabrikuar edhe kartelën. Nuk kam pasur, asnjë herë probleme të shëndetit mendor. Jam akuzuar nga një katran i madh, me diplomë mjeku. Më kanë bërë me 200 apartamente në Shqipëri dhe Evropë. Nuk kam dashur të kem apartament tjetër. Ashtu i shihja gjërat kur isha i ri. Doja të isha i lirë nga çdo pronë e patundshme. Kur na bekoi zoti me një fëmijë tjetër, bëmë një shtëp itonën. Më kanë bërë me saraje. Jo, ajo shtëpi nuk ka lidhje me sarajet. Çerek shekulli akuze, pa asnjë çerek prove. Kush më njeh, e di se paraja nuk ka qenë tundim i madh. për mua. Le të gjejnë një kokërr leku, një dëshmitar. Një fakt të vetëm që të provojë që nuk jam ky që jam. Pastaj iki vetë unë. Nuk kanë gjetur dhe nuk kanë për të gjetur asgjë. Më kanë bërë proderues droge. Jo, nuk jam përdorues. Më kanë bërë kriminel. Jo, nuk kam bërë asnjë krim. Më kanë bërë blerës votash. Krimi nuk vendos më asgjë në këtë Shqipëri që udhëhiqet nga PS”, theksoi ai.