Ballina Kronike Kapet me lëndë narkotike, procedohet 24-vjeçari në Shkodër

Kapet me lëndë narkotike, procedohet 24-vjeçari në Shkodër

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Sektori për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. K., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. H., 20 vjeç, banues në fshatin Dobraç, pasi ka kallëzuar një 23-vjeçar, se shtetasi T. H. e ka kanosur.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G.D., 47 vjeç, banues në Koplik, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks