Kanë nisur shoqërimet e para në polici në lidhje me protestën e opozitës në Tiranë. 15 persona janë shoqëruar deri më tani për bllokimin e pesë kryqëzimeve kryesore.
Gjatë protestës së sotme, që zgjati 3 orë, u shënuan përplasje mes policisë dhe protestuesve. Deputeti Flamur Noka u përplas me efektivët te rruga e Elbasanit, pasi këta të fundit tentuan të lironin rrugën.
Më herët, duke iu përgjigjur PD për protestën, policia tha se do të garantojë të drejtën e qytetarëve për tubim, por shtoi se bllokimi i rrugëve është vepër penale dhe paralajmëroi se do të mbajnë përgjegjësi.