Ballina Kronike Parandalohet ngjarja kriminale në familje/ Policia e Shkodrës arreston 29-vjeçarin që po...

Parandalohet ngjarja kriminale në familje/ Policia e Shkodrës arreston 29-vjeçarin që po dhunonte dhe kishte dëmtuar me mjet prerës, babain 61 vjeçar

Shkodër/Parandalohet një ngjarje kriminale në familje.

Kapet dhe vihet në pranga një 29-vjeçar që dëmtoi babanë e tij, me sende të forta dhe me mjet prerës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas njoftimit të marrë se një shtetas, banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, po dhunonte babanë e tij dhe e kërcënonte atë, për ta vrarë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Falë veprimeve të shpejta profesionale të shërbimeve të Policisë u bënë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Robert Lokthi., 29 vjeç.

Ky shtetas po dhunonte dhe kishte dëmtuar me mjet prerës, babanë e tij, shtetasin N. Lokthi., 61 vjeç, si dhe e kërcënonte atë, për ta vrarë.

Si pasojë e dëmtimeve, 61-vjeçari u dërgua në spital dhe pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, është larguar në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks