Nga Bardh Spahia

Sa herë flet për Shkodrën, Edi Rama gënjen!

Projekti i tregut të Rusit është një projekt i përfunduar dhe gati për t’u zbatuar që në fillim të vitit 2023, gjatë kohës kur ndryshe nga tani, bashkia drejtohej nga vullnetit i lirë i votuesve dhe jo nga krimi i organizuar dhe korrupsioni i Edi Ramës!

Fotot më poshtë tregojnë se projekti i tregut ishte përfunduar nga administrata të cilën unë drejtoja dhe ishte gati për financim që në Mars 2023. Projekti do të realizohej brenda 6 mujorit të parë nga Bashkia Shkodër.
Ishte koha kur Edi Rama refuzonte çdo projekt për Shkodrën duke vendosur të parin interesin e ngushtë politik dhe jo interesin e shkodranëve.

Sot, Benet Beci, në vend që t’i lëpihet Ramës, do të duhej të gjente kurajon të tregonte të vërtetën për projektin e gjetur gati. Nuk pres ndonjë falenderim nga pengu i krimit të organizuar, por shkodranët duhet ta dinë se projekti i tregut u vonua për rreth dy vjet nga Edi Rama dhe përfaqësuesi i tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu