Në shtëpinë e humorit, prej skenës ku dolën kolosët e artit shqiptar, u rikthye pas një mungesë te gjatë “Festivali Mbarëkombëtar i Humorit”. Trupa nga Shqipëria dhe artistë nga Kosova, janë bërë bashkë në skenën e teatrit “Migjeni” Shkodër, ku për 1-javë do të sjellin të qeshura dhe argëtim për publikun shkruan newspower.al. 

Një ndërthurje e veçantë mes emrave big dhe artistëve të rinj, e bëri çeljen e këtij festivali edhe më të veçantë. Ikona e humorit, mjeshtria e madhe Zyliha Miloti mes emocionesh shprehet se ky është publiku i Shkodrës dhe rikthimi i këtij organizimi ishte i domosdoshëm.

Festivali solli këngën dhe humorin, stand up komedi, si dhe elementë të tjerë që e bënë tejet të vecantë raporton newspower.al. 

Çdo mbrëmje deri me 15 dhjetor, Shkodra dhe miqtë artistë nga trojet shqipfolëse, do të buzëqesh me humorin si dhe do të kujtojë disa prej emrave të medhenj që sot nuk jetojnë më, por i dhanë aq shumë artit dhe kulturës./newspower.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu