Policia e Shtetit, gjatë muajit nëntor 2024
Impulset e reja në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, bashkëpunimi me qytetarët, agjencitë ligjzbatuese kombëtare dhe me homologët ndërkombëtarë, gjeneruan rezultate pozitive për Policinë, në përballjen e përditshme me krimin.
Gjithashtu, përvoja pozitive dhe bashkëpunimi me partnerët bënë që planet e posaçme të masave të ndërmarra për ndeshjet e futbollit Shqipëri-Çeki dhe Shqipëri-Ukrainë, të zbatoheshin me përpikmëri dhe si rezultat, aktivitetet të mbylleshin pa incidente.
Gjatë muajit nëntor, puna e strukturave të Policisë së Shtetit në qendër, në 12 qarqe dhe në të gjitha pikat e kalimit kufitar, çoi në finalizimin e 73 operacioneve policore, si dhe në vëniën në pranga të 568 autorëve të dyshuar të veprave penale të ndryshme.
-Gjithashtu, 10 operacione u finalizuan në bashkëpunim me partnerët, për kapjen ose ekstradimin e të kërkuarve ndërkombëtarisht.
-Gjatë këtij muaji, u sekuestruan 127 kg Cannabis, 6.1 kg Kokainë, mijëra doza të këtyre lëndëve, 578 fidanë narkotikë dhe pajisje për kultivimin e fidanëve me anë të llambave në ambient të mbyllur.
-Gjithashtu, u sekuestruan 14 armë zjarri, mbi 1.8 milionë euro me burime të dyshimta dhe 19 prona të pjesëtarit të një grupi kriminal.
-Strukturat operacionale dhe ato hetimore u angazhuan për finalizimin e një sërë operacionesh masive dhe tejet të rëndësishme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, për goditjen e grupeve kriminale të implikuar në prodhim, shitje dhe trafikim Kokaine dhe Cannabisi, për goditjen e korrupsionit, si dhe për dhënie ndihme emigrantëve, për kalime ilegale kufijsh.
-U parandaluan dhe u goditën 2 tentativa për trafikim të Cannabisit (një rast nga Dubai në Rinas, ndërsa rasti tjetër nëpërmjet PKK Kapshticës, në Greqi).
-Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, si dhe bazuar në inteligjencën policore u parandaluan ngjarje kriminale në Dibër dhe në Kurbin, të cilat mund të kryheshin me armë dhe/ose me lëndë djegëse.
-Falë punës profesionale hetimore u mundësuan zbardhja e 1 vrasjeje të kryer në Tiranë, djegies e 2 automjeteve në Shkodër dhe e një rasti zjarrvënieje në Peqin.
-U finalizuan 9 operacione për zbardhjen e vjedhjeve.
-Angazhimi i Policisë Kufitare goditi 5 tentativa për të kaluar nëpërmjet pikave të kalimit kufitar shuma parash, pa i deklaruar. Në këtë kuadër u parandaluan dhe u goditën 2 tentativa të njëpasnjëshme, për futjen në Shqipëri, të mbi 1 milion eurove.
-Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim strukturat vendore të Policisë, goditi 6 raste të krimeve kibernetike, si: publikim të paautorizuar materialesh intime, shantazhe, si dhe këmbim parash në kriptomonedha dhe e anasjella.
-Nga strukturat hetimore dhe operacionale në qarqe u zhvilluan aksione masive kundër organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kryesisht në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Fier. U zbuluan lokale të përshtatura për këtë paligjshmëri, u nxorrën përpara përgjegjësisë penale autorët dhe u sekuestruan pajisje.
-U goditën 6 raste në fushën e kontrabandës, si dhe të 4 rasteve të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim ilegal, drejt shteteve të BE-së.
🚓👮🏻️👮🏻Policia Rrugore ka vijuar kontrollet dhe monitorimet intensive, në të gjitha akset e vendit, duke përdorur mjetet logjistike inteligjente që ka në dispozicion, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe lëvizjen e lehtësuar të përdoruesve të rrugës. Gjithashtu, gjatë këtij muaji, për shkak të reshjeve të shiut dhe të dëborës, Policia Rrugore ka rritur gatishmërinë në disa akse të vendit, për të orientuar lëvizjen, për të informuar dhe për të ofruar ndihmë kur ka qenë e nevojshme.
Si rezultat i monitorimit me shërbime dhe me pajisje inteligjente:
✅ Janë vënë në pranga 219 drejtues mjetesh, nga të cilët 125 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 94 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.
✅ Si rezultat i monitorimit të qarkullimit me mjetet inteligjente shpejtësimatës janë vendosur 3150 masa administrative për shpejtësi tej normave të lejuara, që kanë masë plotësuese pezullimin e lejes së drejtimit dhe zbritjen e pikëve nga leja e drejtimit.
Gjithashtu, janë pezulluar 24 leje drejtimi, për drejtim mjeti në efektin e pijeve alkoolike dhe 166 leje drejtimi, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
🛬🛳️🚗Policia Kufitare ka qenë tërësisht e fokusuar për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe etik, për qytetarët në hyrje/dalje, në të gjitha pkk-të, për të garantuar qarkullimin e lirë dhe të sigurtë të shtetasve, mallrave dhe shërbimeve, si dhe për të parandaluar dhe goditur krimet kufitare.
Si rezultat i punës dhe angazhimit për përmbushjen e këtyre objektivave, janë goditur 38 raste të kalimit të paligjshëm të kufijve, 14 raste të përdorimit të dokumenteve false për të kaluar kufijtë dhe 3 raste të trafikimit të mjeteve motorike.
Policia e Shtetit do të vijojë hetimet, operacionet dhe aksionet e tjera policore, me qëllim zbardhjen e ngjarjeve kriminale të kryera më parë, ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Ftojmë aleatët kryesorë të Policisë, qytetarët, që të denoncojë në njësitë fizike të Policisë ose në numrin pa pagesë 112, çdo paligjshmëri që hasin.
#Policiapranëjush👮🏻👮🏻️
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#Nëntor2024📆