Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, është dënuar me 2 vite e 8 muaj burg nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Oragnizuar.
Dako përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, pasi për të ishte kërkuar 4 vite burg.
Sipas organit të akuzës, që përfaqësohet nga prokurori i posaçëm, Sotir Kllapi, Dako lejoi ndërtimin e një pallati më të lartë sesa leja e parashikuar.
Ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste.
Njëri rast, ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019 dhe rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekë.