Ballina Kronike Nga Shkodra në Korçë për të vjedhur një makinë, arrestohen dy persona

Nga Shkodra në Korçë për të vjedhur një makinë, arrestohen dy persona

Policia e Korçës në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë parandaluar vjedhjen e një automjeti në lagjen nr.18.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kapën në flagrancë pas mesnate, duke tentuar të hapnin dyert e automjetit tip “Audi”, me mjete të forta, dhe u arrestuan shtetasit: E. M., 33 vjeç dhe E. Z., 30 vjeç, të dy banues në Shkodër”, njofton policia.

Mjetet e përdorura nga këta shtetas për vjedhjen u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Dy shkodranët akuzohen për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks