Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin amerikan C. B., 21 vjeç, pasi në lagjen “Vasil Shanto”, gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi një sasi të vogël lënde e dyshuar  narkotike e llojit  kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 34 vjeç, për veprën penale “Ndërtim pa leje”.

-Në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër është paraqitur një shtetas 22 vjeçar, i cili ka kallëzuar se në rrjetin social “Tik Tok” është hapur një llogari me emrin e tij ku janë publikuar foto dhe informacione të pa vërteta. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

-Më datë 25.10.2024, në orët e para të mëngjesit në fshatin Lëvozhë, të njësisë Administrative Iballë, është djegur mjeti tip “Fiat Panda”, në pronësi të një kompanie me administrator shtetasin L. B., 66 vjeç. Po punohet për sqarimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu