Vllaznia është mposhtur me rezultatin 1 me 0 në testin miqësor të luajtur kundër Ilirisë. Klubit të Kategorisë së Dytë i mjaftoi 1 gol në pjesën e dytë për të fituar takimin.

Gjithçka nisi në orën 15:00. Kjo ishte dhe transfertë për Vllazninë, që luajti në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës.

Një sfidë që pati vlerë për Tomas Brdariç, që të testonte alternativat. Kështu në skuadër pati ndërthurje të lojtarëve që nuk kanë pasur shumë minuta deri tani dhe të tjerëve nga skuadra U-21.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu