Emergency lights flashing on police cars at night at the scene of an accident or crime.

Nje ngjarje e rende eshte regjistruar ne Shkoder mbremjen e se enjtes, kur dy shtetas te maskuar me skafande dhe qe leviznin me nje motorr, i jane afruar nje lokali ne pedonalen e Shkodres, duke drejtuar armen e zjarrit ne drejtim te klienteve. Fatmiresisht nuk pati te shtena, pasi dyshohet qe arma te jete bllokuar ne momentin qe eshte tentuar te qellohet me te. Per ngjarjen ne fjale ka patur nje denoncim ne policine e Shkodres, ku kjo e fundit permes nje komunikate per shtyp deklaron:

Njoftimi i policise Shkoder: 

Më datë 11.10.2024, në orën 09:30, shtetasi A. B., 32 vjeç, ka kallëzuar se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, persona të paidentifikuar që qarkullonin me një motomjet, i kanë drejtuar një send, në dukje armë zjarri, afër një lokali në pedonalen e Shkodrës.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore.

Nga veprimet paraprake të kryera dhe informacionet e marra në rrugë operative, paraprakisht dyshohet për dy shtetas, por për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu