Opozita riktheu pasditen e sotme kaosin dhe tensionet në sallën e Kuvendit. Shkak u bë dënimi i Ervin Salianjit nga GjykatA e Apelit më 26 shtator. Salianji u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë lidhur me dosjen “Babale”.

Që në nisje të seancës deputetët hodhën sende të forta në drejtim të kryeparlamentares Elisa Spiropali dhe u përplasën fizikisht me gardën. Më pas morën karriget e tyre dhe ia vunë flakën jashtë ambienteve të Kuvendit.

Kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë një takimi me aplikantët e platformës “Deputeti që duam” dënoi veprimin e opozitës dhe tha se polika është një mjet, qe nëse bie në duart e duhura mund të bëhen gjëra të mira.

Edi Rama:  Kur unë thashë disa vite më parë që partia është mjet, nuk është qëllim mu hodhën të gjithë në fyt. Në momentin që ti e bën partinë qëllim asgjë nuk shkon mirë. Sa më shumë njerëz të mirë ta përdorin këtë mjet, aq më e mirë do jetë politika e saj. Varet nga duart. Politika po ra në duar të mira bën punë të mira, bën gabime, bën dhe dëme, por jo dëme të qëllimshme. Poliika është vendimmarrje në fund të fundit. Vendimet deri kur merren dhe shihen se çfarë efekti kanë…sa më të vështira të jenë aq më e fortë është dilema “duhet marrë kështu apo ashtu.” Sa më shumë njerëz me mend, pasion, idealizëm për vendin dhe ambicie për t’ia dalë me sukses aq më shumë vendimmarrja është rezultat i një procesi të shëndetshëm.

Kreu i qeverisë gjithashtu komentoi deklaratën e Gazment Bardhit, i cili pas djegies së karrigeve tha se ato janë të popullit dhe për këtë arsye i dorëzuan. Shefi i qeverisë tha se ambicia në politikë nuk duhet të jetë qorre deri në pIkën që thua “karriga është e imja dhe nuk ma merr njeri”.

Edi Rama: Sa më pak njerëz me mend, me dashuri për vendin, me sens borxhi për njerëzit që i kanë zgjedhur, me një sens ambicie që nuk është qorre deri në pikën që “kjo karrige është e imja dhe unë i vë flakën nëse dua, po këtë karrige ta harrojnë se ma merr njeri”, aq më keq shkon puna. Ne këtu i kemi të dyja pamjet.

Rama tha se është bërë një numër shumë i madh aplikimesh në platformën “Deputeti që duam”, ndryshe nga hera e kaluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu