Të përndjekurit politik kërkojnë nga qeveria shqiptare nxjerrjen e një VKM-je për të nisur procesin e gjetjes së trupave të zhdukur gjatë regjimit komunist të cilët pasi u vranë me dhe pa gjyq u hodhën në vende që ende nuk dihet.  Kërkesë kjo e bërë edhe nga prezenca e OSBE-së ndaj qeverisë. Lidhur me këtë nismë, në Shkodër Autoriteti i Dosjeve zhvilloi një takim me shoqatën e ish të përndjekurve politik.

Ethehem Fejzullahi kryetar i ish të përndjekurve politik të Shqipërisë shprehet se duhet të kërkohet me forcë edhe dhënia e statusit politik ashtu siç e kanë marrë ish ushtarakët 6 vite më parë të cilët një pjesë e tyre ishin persekutorët e kësaj shtrese.

Kreu i ish të përndjekurve në Shkodër Zenel Drangu thotë se përveç gjetjes së trupave të të zhdukurve, një shqetësim është edhe dëmshpërblimi për të internuarit që nuk e kanë marrë ende apo edhe shtimi i buxhetit për dëmshpërblimin për të vdekurit nga regjimi monist sepse është i pamjaftueshëm duke lënë jashtë 3 mijë dosje.

Ish të përndjekurit politik prej vitesh shtrojnë këto kërkesa por deri më tani shumë prej tyre nuk janë realizuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu