Malësia e Madhe ishte mikpritësja e radhës e Fest Folk 2024! Emrat e njohur të muzikës në trevat e qarkut Shkodër ishin pjesë e kësaj mbremje të vecantë artistike që erdhi nën kujdesin e kryetarit të këshillit të qarkut Edmond Ndou dhe kryebashkiakut të malësisë Tonin Marinaj.

Këngët tradicionale dhe kostumet shumëngjyrëshe, vlerat më të mira të folklorit erdhen në këtë natë nga artistët e njohur të trevës së malësisë, atyre nga Shkodra e Dukagjini, si dhe me prezencën e mysafirvë të veçantë, mjeshtrave të mëdhenj Frederik Ndoci e Nikoll Nikprelaj. Për kreun e qarkut Ndou ky aktivitet jo vetëm prezanton vlerat më të mira, por do të kthehet në një pasaportë që prezanton më së miri Shkodrën brenda e jashtë vendit.

Artistët Frederik Ndoci dhe Nikoll Nikprelaj shprehen se mbrëmje të tilla janë pikë takimi më i bukur me publikun, duke i prezantuar atij traditat dhe vlerat që ka rajoni ynë në art e kulturë, e që duhen trashëguar ndër breza.

Fest Folk 2024 pas rrugëtimit në 4 bashkitë e qarkut do të përmbyllet me koncertin e madh në bashkinë Shkodër në javët në vazhdim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu