Vijojnë operacionet në bashkëpunim me partnerët për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
•Akuzohet se kultivoi 320 bimë narkotike cannabis sativa, afër banesës së tij, në Milot, në vitin 2022, ekstradohet nga Italia, 53-vjeçari.
•Ndërkohë, ekstradohet drejt Italisë një 46-vjeçar nga Kruja, i dënuar me 9 vite burg për grabitje me armë kryer në bashkëpunim.
Në vijim të operacioneve të përbashkëta të koduara “Para drejtësisë”, të zhvilluara në bashkëpunim   me partnerët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua nga Italia në Shqipëri, shtetasi shqiptar E. H., 53 vjeç, banues në Milot.
Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 31.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Ky shtetas akuzohet se ka kultivuar në ambientet përreth banesës së tij 320 bimë narkotike cannabis, të cilat janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, më 04.05.2022, dhe janë asgjësuar me anë të djegies.
Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Ndërkohë, po në kuadër të operacionit “Para drejtësisë”, nga Interpol Tirana është ekstraduar drejt Italisë shtetasi V. Gj., alias N. Gj., 46 vjeç, banues në Krujë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Apelit në Firence, në vitin 2022, e ka dënuar me 9 vjet burgim për veprën penale “Grabitje me armë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal Italian (i kanë mbetur për të vuajtur 5 vjet, 9 muaj e 16 ditë burg).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu