Qazim Laçi, mesfushori i Kombëtares ka shënuar në raundin e parë të formatit të ri në Champions League. Sparta e Pragës po fiton 3-0 kundër Salzburg dhe Laçi ka gjetur golin e tretë.

Duhej minuta e 58-të që Laçi të merrte një pasim nga Olatunji dhe me një lëvizje prej kampioni të shtrinte në tokë dy mbrojtësit dhe portierin, për t’ia ndalur topin në rrjetë.

Një veprim klasi nga Laçi, që edhe njëherë tregon cilësitë në fushën e lojës. Disa minuta në këtë ndeshje i mori edhe Albion Rrahmani, ndërsa Indrit Tuci mbeti në stol.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu