Gert Bogdani ka ndërruar jetë papritur mesditen e kësaj të mërkure. Nga të dhënat e para mësohet se shkak është bërë një arrest kardiak. Ai ndërroi jetë në moshën 44-vjeçare.
Gerti Bogdani, i lindur më 7 korrik 1980 në Tiranë, ishte një politikan mjaft i njohur shqiptar, ish-deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.
Gerti Bogdani, ishte babi i dy fëmijëve, të ardhur nga martesa me aktivisten e njohur, Edlira Çepani.
Policia reagoi zyrtarisht lidhur me lajmin e trishtë të humbjes së jetës të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani. 44-vjeçari u gjet pa ndenja, teksa konsumonte një kafe me miqtë e tij.
Newspower.al mëson se Gerti Bogdani teksa ishte duke konsumuar kafe në ambientet e një hoteli në Tiranë, ka shfaqur shqetësime.
Ai është shprehur duke thënë se ka probleme me frymëmarrjen.
“Kam probleme me frymëmarrjen”, ka thënë ai miqve të tij dhe më pas ka shkuar në tualet.
Por pasi është vonuar, miqtë e tij të shqetësuar në tualet dhe kanë hapur derën me forcë. Ata e kanë gjetur ish-deputetin e PD-së të shtrirë përtokë dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.
Ata kanë lajmëruar menjëherë ambulance, por fatkeqësisht ish-debuteti humbi jetën pak pasi mbërriti në spital.
“Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është gjetur pa ndjenja shtetasi G. B., 45 vjeç. Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.
Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”, thuhet në njoftim.
Arresti kardiak ishte shkaku i vdekjes të papritur të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani.