Kreu i PD Sali Berisha sapo ka dalë nga banesa e tij, për t’u nisur drejt zyrave të SPAK. Berisha është thirrur këtë të mërkurë në SPAK, ndërsa hetimet ndaj tij për dosjen “Partizani” janë drejt fundit.
Në SPAK, mësohet se Berishës do i komunikohet akuza e Strukturës së Posaçme. Në SPAK gjithashtu do të paraqitet edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Në orën 12:00 do t’i komunikohet akuza Berishës, ndërsa në orën 14:00 Malltezit.
Sali Berisha është në arrest shtëpie që në dhjetor 2023. Ai ndodhet nën hetim për veprën penale të korrupsionit, bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Ky i fundit akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt, nga vendimet e qeverisë të marra nga vjehrri.
NJOFTIM PËR SHTYP
Berisha: Ndjehem më i motivuar se kurrë për fitore! Rama nuk na e cakton dot kandidatin për kryeministër
Unë ju prisja atje që të bëja deklaratën time, por atje duhet ta bëj.
Si ndjeheni pasi keni dalë pas 8 muajsh?
Ndjehem më i motivuar se kurrë për t’i dhënë përgjigje këtij zotërisë.
Më i motivuar se kurrë për fitore dhe për të gjitha.
Çfarë vendimi prisni sot nga SPAK?
Një trillim fund e krye. Pres një vendim politik të Edi Ramës, i cili ka zgjedhur mënyrën atërore për të siguruar mandatin e katërt, por atë do ia djegim.
A keni kandidat për kryeministër?
Këtë do Edi Rama, por jo, nuk mund t’ia caktojë kurrë kandidatin as kryeministrin, as kryetarin e partisë kësaj partie. Sot është forca politike më sovrane?
Ju çfarë doni zoti Berisha?
Që t’u kthejmë shqiptarëve votën e lirë, rotacionin e pushtetit, fitoren e opozitës.