Një tjetër ngjarje e rëndë tronditi vendin ditën e sotme. Ajo që një natë më parë nisi si një zënkë mes fëmijëve në Roskovec sot u mbyll me dy viktima. Personi që shihni në foto lart është 49-vjeçari Altin Kuka i cili pas një zënke të djalit të tij me një prej fëmijëve të fisit Kurtaj, mori armën ditën e sotme dhe qëlloi mbi dy të rriturit e këtij fisi. Ndërsa për vëllezërit Lavdërim dhe Gramoz Kurtaj (personat në foto), kjo do të ishte kafja e fundit për ta në lokalin e vogël në qendër të fshatit që ishtë në pronësi të tyre.

Pas ngjarjes autori është vetëdorëzuar në polici ku ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë.

Ajo që mbeti pas ishin lot trishtimi, dhe thirrjet e pafajshme të një femije i cili kerkonte babain e tij pas tragjedisë.

 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.

Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu