Personat në foto janë Gramoz dhe Vladimir Kurtaj, viktimat e vrasjes së dyfishtë në Kurjan të Roskovecit. Nga burime policore mesohet se xhaxha dhe nip u vranë në lokalin e tyre, që ndodhej në qendër të fshatit. Autori është identifikuar si Altin Kuka, 49 vjeç, i cili dyshohet se ndërmori aktin e rëndë pas një sherri që kishte ndodhur më herët mes djalit të tij dhe viktimave. Ai u vetëdorëzua në polici dhe po merret në pyetje.

Ndërkohë, policia po mbledh prova nga vendngjarja dhe dëshmi nga familjarë dhe banorë të fshatit.

Altin Kuka dyshohet se nuk është autori i vetëm i vrasjes së dyfishtë në Kurjan në Roskovecit. Newspower.al mëson se dy orë pas krimit, policia ka arrestuar edhe një tjetër person, që dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Gramoz Kurtajt dhe Vladimir Kurtajt.

Roskovec/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, Roskovec, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. K., 49 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.

Shërbimet e Policisë po shoqërojnë në Komisariat, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. K.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e dyshuar të krimit (armë zjarri automatike).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu