Shtabi i emergjencave civile ne prefekturen e Shkodres ka bere me dije situaten nga zjarret ne bashkite e qarkut.

• Ne bashkine Shkoder, ne vatren e zjarrit ne fshatin Theth ka rifilluar operacioni per shuarjen e plote te kesaj vatre.
Ne terren jane angazhuar forcat si me poshte vijon:
-AdZM 7 punonjes.
-Forcat e Armatosura 20 efektive.

• Vijon aktive vatra e zjarrit ne vendin e quajtur “Syri i Kalter” ne fshatin Theth, bashkia Shkoder. Ne operacionin e shuarjes se zjarrit jane angazhuar strukturat e meposhtme:
-AdZM 3 punonjes.
-Forcat e Armatosura 10 efektive.
-Nga komuniteti po japin ndihme 6 persona dhe kryeplaku.

• Ne bashkine Malesi e ne oret e para te mengjesit kemi patur 2 vatra zjarrit.
-Vatra ne fshatin Zagore e shuar plotesisht. eshte shuar plotesisht.
-Vatra ne fshatin Bajze eshte shuar plotesisht.
Momentalisht kjo bashki nuk ka zjarre aktive.

• Ne bashkine Fushe Arrez, ne vendin e quajtur “Starme”, te Njad Iballe vatra e zjarrit eshte plotesisht e izoluar.Aktualisht kjo vater po mbahet ne monitorim nga punonjesit e sherbimit pyjor.

Deri ne kete moment nuk raportohen situata te tjera problematike.
Institucioni i Prefektit te qarkut Shkoder ka qene ne gatishmeri per monitorimin dhe koordinimin e situatave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu