Ka perfunduar me fitoren e ekipit te Terbunit te Pukes ndeshja e luajtur në “Reshit Rusi” kete te marte me ekipin e Vllaznise B. Nje ndeshje miqesore qe ka sherbyer per te testuar gjendjen e lojtareve nga te dy trajneret, si ne aspektin fizik dhe taktik. 90 minutat e lojes treguan ne fushe nje Terbun dominues i cili fitoi me rezultatin e paster 3-0. Te tre golat kishin per autor sulmuesin Vildan Kacubela. Kujtojme se Vllaznia B zhvilloi edhe nje ndeshje tjeter testuese me 21 vjecaret e Vllaznise pak dite me pare. Nderkohe Terbuni i Pukes qe luan ne kategorine e dyte behet gati per sezonin e ri futbollistik 2024/25.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu