Gushti njihet ndryshe si muaji i emigrantëve, pasi të gjithë presin pushimet për të ardhur në vendlindje, e për tu takuar me familjarët dhe miqtë e tyre. E këtij momenti ka vendosur t’i kushtojë një mbremje të veçantë famullia e “Dajç-Bregu i Bunës”, duke organizuar festën e emigranteve. Një gjetje për një zonë që në masë ka emigruar, prandaj famullitari dom Gjovalin Simoni tregon se ky është një moment bashkimi dhe mbajtje lidhjesh, si dhe përcjellje tradite për brezin e ri. Oborri i kishës u kthye në një mjedis takimi mes emigranteve, por edhe feste të përbashkët që u shoqërua me interpretime të grupeve artistike.

Festa ka zgjatur për disa orë, ndërsa famullia Dajç synon ta kthejë në traditë këtë organizim, për të shënuar një bashkim të të gjithë zonës, por edhe për të shprehur falenderimin e saj për kontributin që japin emigrantët në atdhe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu