Ballina Aktualitet Ndahet nga jeta Rauf Bushati, punonjës prej 30 vitesh në Radio Shkodra

Ndahet nga jeta Rauf Bushati, punonjës prej 30 vitesh në Radio Shkodra

Nga sot, Radio Shkodrës do t’i mungojë një nga specialistët e sektorit teknik. Në moshën 61-vjeçare, ka gjetur vdekjen specialisti i teknikës Rauf Bushati , i cili dha kontributin e tij për më shumë se 30 vite në këtë institucion.

Rauf Bushati ishte pjesë e rëndësishme e realizimeve të emisioneve, të transmetimeve radiofonike si teknik trasmetimi, duke u bërë kështu bashkautor i shumë programeve. Përgjatë viteve të punës në radio, ai u bë pjesë e pandashme e historisë 77-vjeçare të saj. Kontributi i Bushatit la gjurmët e veta të pashlyeshme në realizimin, montimin dhe riparimin e rrjetit elektrik në radio. Kontributi i shumanshëm i tij u shtri edhe në punën rigoroze në furnizimin dhe vijueshmërinë e punës në magazinën e radios. Kolegët e bashkëpunëtorët kanë gjetur tek Rauf Bushati mikun, shokun e bashkëpunëtorin e afërt e të pakusyer në çdo kohë. Ata do të kujtojnë dashamirësinë, humorin e komunikimin e ngrohtë të tij. Pushofsh në paqe Rauf Bushati! 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks