Ballina Uncategorized Spiropali prezantohet si drejtuese politike e Shkodrës: Ne punojmë për qytetarët dhe...

Spiropali prezantohet si drejtuese politike e Shkodrës: Ne punojmë për qytetarët dhe jo për partinë

Drejtuesja politike e re e qarkut të Shkodrës, Elisa Spiropali është prezantuar ditën e sotme në këtë qark në krah të sekretarit të përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri.

Gjiknuri u shpreh se ajo ka zhvilluar takime me strukturat atje dhe siguroi që Spiropali do ta çojë PS-në në këtë qark drejt rekordeve të reja.

Gjiknuri: Jemi këtu për të prezantuar drejtuesen e re politike në qarkun e Shkodrën për PS-në, Elisa Spiropali. Patëm një takim me strukturat e partisë në qark dhe theksuam direktivat e përgjithshme për rifillim e procesit të zgjedhjeve vendore pasi kemi një garë të fortë në Shkodër. Dihet që Shkodra nuk është qark i thjeshtë për ne, dhe ke mi synim që t’i fitojmë disa qarqe në Shkodër. Jam i sigurt që Elisa do të jetë në gjendje ta ngrejë punën e PS-së drejt rekordeve që ka pasur dikur.

Ndërkohë Spiropali nga ana e saj u shpreh se është shumë e lumtur që është caktuar në këtë qark nga PS-ja dhe do të punohet me energji.

Spiropali: E falenderoj kryesinë e PS-së që më sollën në Shkodër dhe është një nder që do të bashkëpunoj me ta. Unë vij shpesh në Shkodër kur isha kryetare e FRESH dhe më pëlqen energjia e këtij qarku. Ne nuk jemi për të imponuar ofertën e PS-së, por për të dhënë kandidaturat më të mira për këtë qark dhe qytetarët të bëjnë zgjedhjen e tyre. Kemi besim që kjo energji dhe kohë e shpenzuar do të vlerësohet nga qytetarët. Ne punojmë për qytetarët dhe jo për partinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks