2 Prill 1991-Epopeja e Artë e Gjakut të djelmoshave Shkodranë

Ne vigjilje të organizimit të 33 vjetorit të ngjarjeve të 2 Prill 1991, prej disa vitesh si Kryetar i Shoqatës Ndërkombëtare- Atdhetare- Antikomuniste 2 Prill, këto ditë më kanë gjetur në vrullin e organizimit të përkujtimores, rishikimet e agendës së aktivitetit, dërgimit të ftesave të fundit, kurorat etj etj.  

Mbështetësit dhe dashamirët që na kanë qëndruar pranë në çdo hap nuk munguan as këtë vit, por ndër familjarët e 4 martirëve është shtruar këmbëkryq një tymnajë që nuk i lejon më të shohin as njëri-tjetrin ,duke i bërë të huaj mes tyre e ca më shumë në raport me mua. 

Në padëshirën, por jo pamundësinë për t’u përballur me individë e klane që epitetet fyese i kanë mënyrë jetese dhe që pafytyrsisht i shiten paguesit më të parë, deklaroj:

Në respekt të gjakut të derdhur të 4 martirëve në 2 Prillit 1991 në Shkodër;

Në respekt të sakrificës të pothuaj 100 të plagosurve të 2 Prill 1991, në vlerësim e epërm ndaj familjeve antikomuniste shkodrane dhe në mënyrë të posaçme për familjet e heronjve dhe të plagosurve, si dhe 

Në respekt dhe mbrojtje të asaj për të cilën personalisht derdha gjakun “Fjalës së Lirë” 

ndjej të paraqes dorëheqjen time të parevokueshme!

Kjo nënkupton që shpirtërisht ndihem me të rënët, fizikisht me të plagosurit dhe me familjet e tyre, por praktikisht i kam hapur rrugën zgjedhjes së një drejtuesi të ri të Shoqatës që është “Nderi i Kombit”

“Plumbat i marrin heronjtë, historitë i tregojnë të pragmatistët…”

Harris Murana 

01,04,2024

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu