Ballina Kronike Me 5 emigrantë të paligjshëm, kapet 19 vjeçari nga Podgorica (EMRI)

Me 5 emigrantë të paligjshëm, kapet 19 vjeçari nga Podgorica (EMRI)

Finalizohet operacioni policor i koduar “Aksi”. Operacioni, nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Falë shkëmbimit të informacionit, goditet një rast i tentativës për dhënie ndihmë emigrantëve nga Vendet e Treta, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 19-vjeçari që transportonte 5 emigrantë, për këtë qëllim.

Sekuestrohet automjeti me të cilin po transportoheshin emigrantët dhe 1 celular. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër, pas shkëmbimit të informacioneve me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, se një shtetas po transpotonte në drejtim të qytetit të Shkodrës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, disa shtetas nga Vendet e Treta, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Aksi”, si rezultat i të cilit u bë i mundur arrestimi i shtetasit Tajson Boneshta, 19 vjeç, banues në Podgoricë.

Gjatë operacionit, në qytetin e Shkodrës, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin T. B., duke drejtuar një automjet, në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën 5 emigrantë nga Vendet e Treta, të cilët nga hetimet e kryera, rezulton 19-vjeçari iu kishte premtuar transportimin drejt BE-së, kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Volkswagen Polo” dhe 1 celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks