Ballina Politike Mbledhja e qeverisë dhe kryebashkiakëve në Shkodër/ Të zgjedhuri e djathtë që...

Mbledhja e qeverisë dhe kryebashkiakëve në Shkodër/ Të zgjedhuri e djathtë që iu përgjigjën pozitivisht ftesës së Ramës

Përveç kabinetit qeveritar, ministrave, zëvendës ministrave, drejtuesve politkë dhe kryebashkiakëve socialistë, në mbledhjen që PS do të zhvillohet në Shkodër do të marrin pjesë edhe kryebashkiakë të djathtë.

Të zgjedhurit e të djathtëve, Hilë Curri i Fushë Arrëzit, Rrok Doda i Pukës, Albert Mlyshi i Mirditës dhe Fisnik Qosja i Kavajës, i janë pergjigjur pozitivisht ftesës së qeverisë.

Nuk dihet arsyeja pse demokratët i janë bashkuar mbledhjes së qeverisë të thirrur nga Edi Rama gjatë së cilës do të bëhet një analizë e thelluar e punës që është bërë deri më tani në terren. Dy kryebashkiakët e opozitës kanë dalë nga listat e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku në një postim në Facebook njoftoi se në takim do të merrnin pjesë të 61 kryetarët e bashkive. “Nisim takimin sot me anëtarët e qeverisë dhe 61 kryetarët e bashkive për sfidat dhe angazhimet e pushtetit vendor për Shqipërinë 2030”, shkroi ministri Mazniku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks