Skënder Hitaj, është Drejtori i Ri i policisë së Durrësit. Vendimi për emërimin e Hitaj në krye të një prej drejtorive më të rëndësishme të vendit, është marrë nga Muhamet Rrumbullaku.
Hitaj zëvendëson në këtë detyrë, Neritan Nallbatin, i cili u emërua nga ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, në krye të policisë kriminale në drejtorinë qëndrore.
Para emërimit të Hitaj, drejtoria e Qarkut Durrës funksiononte me komandimin si drejtues të zv/drejtorit, Lorenc Meta.
Ndërkohë në Dibër është emëruar Drejtor i Policisë, Dhimitraq Ziu, i cili mbante deri tani postin e zv/drejtorit për Rendin në Durrës.