Çmimet dhe inflacioni ka dhënë rezultatet e para negative në vend, ku dukshëm ka një ngadalësim të rritjes ekonomike në 3 mujorin e dytë të këtij viti. 

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto arriti vlerën e 2.23%, nga 5.97% ku u raportua të ishte deri në fund të muajit mars pra me një rënie prej rreth 3 përqind.

Kontributin kryesor kanë dhënë degët Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim Ushqimor e vijuar me aktivitete të pasurive të paluajtshme, aktivitete profesionale dhe shërbime administrative etj.

Këto përfundime vijnë si rezultat i krizës së çmimeve që kanë ardhur si pasojë e luftës, ku po pasohet me vlera të larta inflacioni. 

Sipas INSTAT, ndikim më të madh në ngadalësim të progresit të ekonomisë e ka dhënë rënia e sektorit të ndërtimit me 3.85% si dhe aktiviteti i industrisë dhe energjisë elektrike me 5.26%. 

Në raport theksohet se rënie ka pësuar dhe konsumi final i qytetarëve me 0.84% krahasuar me tremujorin e parë të 2022.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu