Kryetari i PD-se Sali Berisha deklaron se nuk do të takohet me ambasadoren Yuri Kim pa kërkuar publikisht ndjesë.
“Ambasadorja që flet si guvernatore, shkon në një superharmoni me elementë të diskretituar kombëtarisht e botërisht si Edi Rama e Taulant Balla.
Enver Hoxha u thoshte shqiptarëve se bar do hamë e imperalizmit nuk do i nënshtrohemi. Zonja u tha mos hani barë që të votoni Sali Berishën. Këtu i prishi marrëdhëniet dhe pa kërkuar ndjesë publike ndaj demokratëve ajo nuk takohet me Sali Berishën. Të kërkojë ndjesë publike e të mësojë. Arroganca nuk është virtyt. Të kërkojë ndjesë një herë e më pas të tjerat diskutohen”
Në konferencën për median Berisha tha se ambasadorja e SHBA-së ‘duhet të respektojë votën”
Berisha tha dhe se ka mirëpritur takimin e Metës me Yuri Kim dhe nuk e ka shqetësuar fare.
“Pse do të më shqetësojë. E quaj shumë normal. Ilir Meta është ish president dhe kryetar i një partie. Gjëja më normale është takimi. E vlerësoj pozitiv” tha Berisha.