Hysen Kujtaj, 76 vjeç, është një nga tre lahutarët e fundit të mbetur në Kosovë.
“Në Kosovë më parë çdo 2 a 3 shtëpi ka pasur lahutën. Sot i kemi 3 lahutarë në Rrugovë dhe më në Kosovë nuk ka.”
Vetëm 20 rapsodë të tillë kanë mbetur në të gjitha trojet shqiptare. “Jo që është për të ardhur keq, por kjo është katastrofë. Sot në gjithë trojet me qenë 20 lahutarë është tragjedi.”
Lahutarë nga të gjitha trevave shqipfolëse u bënë bashkë në Malësi të Madhe në një takim sa i veçantë aq edhe historik.
Interpretuan këngë të përcjella ndër breza dhe kërkuan të merren masa që kjo traditë të mos shuhet.
“Lahuta është vegël që e ka pas ushqim të shpirtit.”
Me lahutë i është kënduar heronjve dhe ngjarjeve të lavdishme të shqiptarëve ndër shekuj.
“Atë ngjarje që e ka interpretuar me lahutë është dukur sikur je duke e parë me sy notën.”
Tingujt e saj janë melodia identifikuese e malësive pa të cilën siç thotë profesor Zef Çoba nuk mund të kuptohen.
“Dëshmi të kulturës sonë autentike, sjell atë repertori të pasur që nëse nuk përdoret instrument i lahutës nuk tingëllon në veglat modern.”
Rapsodët kërkuan më shumë vëmendje për vlerat e traditat që përbëjnë një gur themeli të identitetit kombëtar.