Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi sot dënimin me burgim të përjetshëm për Festim Bixhdilin, i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës.
Ndërkohë Olsi Turja u dënua me 3 vite burg, por gjykata caktoi shuarje të masës së sigurisë pasi dënimi prej 3 vitesh ka mbaruar në kohën që ishte në arrest shtëpie.