Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka denoncuar ditën e sotme abuzimin me fondet për shkollën e mesme profesionale në Bushat.

Ai deklaroi se numri i nxënësve që e ndjekin këtë shkollë ka rënë ndjeshëm megjithatë numri i punonjësve është rritur fiktivisht me familjarë të kryetarit dhe zyrtarëve të tjerë të bashkisë së Vaut të Dejës.

Sot Shqipëria ndodhet në një situatë kur të rinjtë largohen nga vendi. Shkollat më të mira po mbyllen. Edhe në zona të thella të Shqipërisë kur institucionet janë themeluar me fonde të KiE, ato shkojnë drejt mbylljes për shkak se vidhen paratë që dedikohen për nxënësit.

Në këtë institucion numri i nxënësve që e ndjekin ka rënë me 80% ndërsa numri i punonjësve është rritur me 50%. Ato para që shkojnë për bursa dhe trajtimin e nxënësve vidhen. Bursa shkon në xhepin e kryetarit dhe nënkryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës. Kanë arritur në pikën sa vjedhin para për lekë kafeje. Të afërmit e kryetarit të bashkisë janë punësuar faktikisht. Problemi që ndodh sot është që fondet e MF shkojnë në fondet e bashkisë”, tha ai.

Këlliçi deklaroi se vazhdojnë të jepen bursa për nxënës që nuk shkojnë fare në shkollë ndërsa paratë vidhen nga zyrtarët e bashkisë. Ndërsa shtoi se listprezencat e nxënësve bëhen në mënyrë fiktive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu