Një aksident i rëndë në Greqi i ka marrë jetën një çifti me origjinë shqiptare, 44 dhe 54 vjeç. Sipas mediave greke, Eleni Tsakoulis dhe bashkëshorti i saj 54-vjeçar Theofilos Karletsis, kanë qenë duke udhëtuar me makinën e tyre në rrugën e re nacionale Patras–Pirgos, kur janë përplasur me një kamion.

Nga përplasja, çifti ka marrë plagë të rëndë duke mos u mbijetuar dot, ndërsa kamioni ka dalë nga rruga duke mbetur i plagosur shoferi.

Pamjet e rënda tregojnë se trupi i gruas ka dalë jashtë makinës nga përplasja e fortë, ndërsa edhe pse u është dhënë ndihma e parë, nuk është bërë e mundur mbajtja e tyre në jetë. Referuar mediave vendase, çifti ka lënë pas tre fëmijë të mitur, dy vajza dhe një djalë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu