NJOFTIM MBI KUSHTET ATMOSFERIKE

📣Sherbimi meteorologjik njofton se territori i bashkisë Pukë nga sot në mesditë deri në mengjesin e të shtunës së ardhëshme do të përfshihet nga reshje intensive 🌧shiu.
Në intervale të ndryshme kohore gjatë 24 orëve në vijim parashikohen shterngata në formen e 🌧rrebeshit dhe ⛈️shkarkime atmosferike.
👉Përball një parashikimi të till, por nisur dhe nga situata që u krijua të shtunen e 10 shtatorit, ku për pasojë u shënuan mjaft dëme në infrastrukturë ju apelojmë për ⚠️KUJDES!

🔴Si pasojë e rreshjeve mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

🙏Jeni të lutur që gjatë javës në vijim të shmangni levizjen buzë përrenjëve apo lumenjëve. Fryerja e menjëhershme e tyre është mjaft e rrezikshme, ashtu siç me rrezik janë aluvionet që vin me rrjedhen e ujrave.
🔴Shmangni kalimin mbi urat këmbësore e në rast të prurjeve të mëdha dhe mbi urat auto në zonat rurale.
Drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në segmentet rrugore rurale duhet të ecin me kujdes, rreshqitjet nga skrapatat sjellin RREZIK për pasoja fatale, ashtu siç në rastin më të mirë shkaktojnë balt mbi trupin e rrugës duke shkaktuar terrene të rreshqitshme.

🙏Në asnjë rrethanë mos merni përsipër ndërhyrjen për riparimin e defekteve elektrike, në kushtet e lagështirës dhe shkarkimeve atmosferike është e rrezikshme.
👉Nëse largoheni nga banesa, sigurohuni që nuk keni lën paisjet në prizë, masat elektrike si pasojë e takim-stakimeve mund të bëhen shkak për shkendija elektrike.

🔴ZONAT ME RREZIK NË TERRITORIN E BASHKISË PUKË

👉 Urat mbi lumin Fan dhe shtigjet këmbësore buzë Fanit.
👉Urat mbi lumin Gomina në Kabash. MOS TENTONI PËR ASNJË ARSYE KALIMIN NË KËMBË APO ME MAKINË NË KËTË LUM.
👉Urat këmbësore në përrenjtë që përshkojnë territorin e Qelzes. ME RREZIKSHMËRI TË LARTË, URA E LAGJES DERVISH DHE AJO E QERRETIT TË VOGËL SI DHE PËRROI I BALAJVE. Për asnjë arsye mos tentoni qarkullimin permes lumit drejt Buzhalës.
👉Kujdes teksa kaloni mbi urat këmbësore në përroin e Blinishtit në njesinë administrative Rrape.
👉Për asnjë arsye dhe me asnjë lloj mjeti mos tentoni kalimin në përroin e fshatit Pla, njesia administrative Luf-Qerrert.

⚠️KUJDES gjatë qarkullimit në të gjithë akset rurale, por në mënyrë të veçantë në rrugen drejt fshatit Kabash, pasi në disa pjesë rrezikon rreshqitja e trupit të rrugës. Terren i rreshqitshëm dhe veshtirësi qarkullimi paraqitet dhe në akset rrugore rurale drejt fshatrave të thellë malorë.

🛑STOP frekuentimit të mullinjëve të Blojes. Prurjet ujore rrezikojnë dhe dëmtimin e plot të këtyre objekteve që ndodhen në fshatrat e territorit të bashkisë.

🙏🙏🙏Janë të LUTUR prindrit në zonat rurale të shoqërojnë fëmijët e tyre drejt institucioneve arsimore dhe anasjelltas.

🙏Jeni të LUTUR të njoftoni në kohë për çdo rast eventual, pasi njoftimi me vonesë krijon vështirësi dhë në kordinimin e situatës, duke sjell mungesë të ndihmës konkrete.

👉Sa i përket akseve nacionale, tregohuni vigjilent gjatë qarkullimit në rrugen e Gjegjanit. Në disa pjesë të rrugës rrezikohen shembje nga skrapatat thik mbi rrugen, nderkoh që KUJDES kërkohet në hyrjet dhe daljet e tunelit të Gjegjanit.

👉KUJDES prezencen e Ujit dhe rreshqitjet në rrugen Shkodër-Pukë, kryesisht në zonen e Qafë-Qelës. Në këtë rrugë është mirë të shmanget qarkullimi gjatë natës kryesisht nga mjetet e larta, apo ato me tendë për shkak të erës.

👉Për çdo rast nevojë na kontaktoni përmes Repartit tonë të shpetimit dhe shuarjes se zjarreve ne 📲Nr.128

FALEMINDERIT!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu