Me qëllim minimizmin e pasojave që shkaktojnë reshjet e shiut në territorin e bashkisë Shkodër, ndërmarrja e ujësjellës kanalizime përmes sektorit i kanalizimeve të ujrave të bardha po vijon pa ndërprerje ndërhyrjet në të gjitha akset rrugore. Gjatë të hënës janë kryer pastrimet e kanalizimeve dhe riparimet e dëmtimeve në bulevardin “Skenderbeg”, që përfshin segmentin rrugor nga sheshi “Demokracia” në drejtim të stacionit të Trenit.

Përveç dëmtimit që ju bëhen kanalizimeve duke krijuar në shumë raste bashkim të ujrave të bardha me ato të zeza, një tjetër problematikë që lidhet drejtëpërdrejtë me qytetarët dhe bizneset është ajo e ndotjes së mjedisit. Mbetje të ndryshme hidhen në puseta duke krijuar bllokimin e kolektorëve thotë Ferdinand Duro, përgjegjës i sektorit të KUB në UKSH. 

Ky proçes pune do të vijojë pa ndërprerje shprehen drejtuesit e UKSH me qëllim që stina e reshjeve të mos krijojë probleme për qarkullimin në rrugët e Shkodrës. IGJEUM ka parashikuar që këtë javë territori të përballet me stuhi e reshje të dendura shiu, prandaj sektori i KUB pranë UKSH ka kaluar në gatishmëri pë cdo situatë që mund të paraqitet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu