Në Shkodër u hodhën firmat e një marrëveshje që mund të cilësohet historike për artin shqiptar. Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” dhe Arkivi më i vjetër i botës “Alinari” nisin rrugën e një bashkëpunimi dypalësh, që ka në qëndër fotografinë, historikun e saj të zhvillimit dhe sfidat që i dikton sot koha, këtyre arkivave historike.

Frytet e para të kësaj marrëveshje do të shfaqen në pranverën e vitit të ardhshëm me një ekspozitë fotografie nga arkivi “Alinari” në mjediset e muzeut “Marubi”. Do të pasohet me ngritjen e një shkolle fotografie që ka në fokus restaurimet, konservimet, digjitalizimin dhe trajtimin e arkivës, ku në fokus është brezi i ri. ( Ne jemi shumë të lumtur me faktin që i yni, që është padyshim arkivi më i vjetër në Itali, është një nga më të vjetrit në botë, hyn ne kontakt me një tjetër arkiv fotografik që ka lindur nga një fotograf italian dhe i cili, ashtu sic Alinari i ka treguar botes së shekullit të 19-të dhe më pas edhe të shekullit të 20-të historinë e fotografisë. Pra është një marrëdhënie e natyrshme. Na gëzon ky takim i parë dhe kjo marrëveshje që po nënshkruajmë dhe fakti që vitin e ardhshëm në pranverë do të hapim një ekspozitë të madhe të fotografëve italianë jashtë vendit. Kjo marrëveshje shtrihet në disa drejtime. Do të vendosim një marëdhenie midis fotografisë historike dhe brezave të rinj që përdorin shumë fotografinë. Mjafton të marrësh një telefon dhe të shikosh sa fotografi ka, por fakti që fotografia ka qënë një objekt fizik, kjo mendoj së është e bukur të shpjegohet dhe të mesohet. Do të punojmë të mësojmë të rinjtë të njihen me proceset e restaurimit të fotografive, konservimit, pasi ne kemi një shkollë të shkëlqyer në Firence. Edhe këtu ka shumë sektorë që mund ta përvetësojnë. Koleksioni i jashtezakonshem qe ka dhe cilesia e konservimit të këtyre materialeve, që nuk është aspak e lehtë dhe ne e dijmë, janë ato që e bëjnë të vecantë muzeun “Marubi”. Të gjithë këto fotograf në nisje të fotografisë që kanë kontribuar për të ndërtuar një histori botërore, janë të rëndësishëm. Mjafton fakti që Marubi solli fotografinë në Shqipëri dhe kjo është një e dhënë e rëndësishme, ashtu sic Alinari bëri historinë e fotografisë në Itali dhe Europë e më gjërë. Është një takim ky që bëjmë, i fotografëve që sa ishin gjallë se njihnin njeri – tjetrin dhe sot takohen mes tyre përmes veprave që lanë pas. Mund të cilësoj një ngjarje sa historike dhe emocionale).

Historia e kësaj firme ka nisur me një refuzim tha drejtori i insitutit Italian të kulturës, duke treguar se rruga për të ardhur në këtë ditë nuk ka qënë e lehtë. (E gjitha kjo është një histori interesante, pasi nis nga një JO. Ndodh shpesh që historitë e nisura me një refuzim, kanë një fund të lumtur. Që pa nisur detyrën, kur mësova se do të jem drejtor i Insitutit Italian të Kulturës, për shkak edhe të njohjeve, doja të sillja një ekspozitë të Alinari në Shqipëri. Mora një jo në fillim, por sot ja kemi arritur dhe arsyet përse janë të shumta, vetë fakti i asaj që përfaqëson Marubi dhe punën që bën drejtori dhe stafi i tij këtu. Sot nuk jemi vec për ekspozitën që do të hapet pranverën e 2024, por për të firmosur një marrëveshje afatgjate dhe me fryte për vitet në vazhdim mes Marubit dhe Alinarit).

Arkivi Alinari është njëri prej koleksioneve fotografike më të mëdhenj e më të vjetër në botë, i përbërë prej më shumë se 5 milion artefaktesh që datojnë nga viti 1841 e deri në ditët tona, pjesë e qindra fondeve, arkivave dhe koleksioneve me rëndësi për historinë e fotografisë botërore, jo vetëm asaj italiane. Që nga viti 2019 kjo trashëgimi e çmuar që e ka origjinën e saj në Firence, në vitin 1852, pranë Repartit Fotografik të Vëllezërve Alinari, është një e mirë publike, e blerë nga Rajoni i Toskanës i cili e administron, e ruan dhe e promovon përmes Fondacionit Alinari për Fotografinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu