Vetëm 12-vjeç, jeta e një vajze të vogël shqiptare do të mbyllej ende pa nisur, në një tokë të huaj ku sapo ishte zhvendosur, nuk dinte të as fliste gjuhën, sapo kishte shkuar në shkollën e re dhe ndoshta e kishte të vështirë të përshtatej.
Një tragjedi ndodhi të premten e 16 shtatorit, ku 12-vjeçarja shqiptare u gjet e pa jetë në kopshtin e banesës së saj, e cila kishte pak muaj që ishte transferuar në Conegliano me familjen.“Nuk mendoj se bëhet fjalë për bullizëm. Ajo ishte e lumtur dhe nuk kishte telefon. Nuk akuzoj asnjë njeri, dua të vërtetën. Dua që të mësoj të vërtetën nëse ishte një lojë që përfundoi keq apo persona të tjerë i kanë bërë keq fëmijës tim.”, kjo ishte thirrja e babait të 12-vjeçares, i cili kërkon të zbardhet e vërteta duke mos besuar në një nga pistat e Prokurorisë Italiane, atë të vetëvrasjes.
Vetëvrasja është pista më e akredituar sipas Prokurorisë Publike të Trevisos e cila po heton vdekjen e 12-vjeçares të premten e kaluar. Megjithatë, edhe kjo pistë ende nuk është përfundimtare. Ngjarja ka ndodhur në kopshtin e shtëpisë në Conegliano ku e reja ishte zhvendosur disa muaj më parë me familjen e saj.
Sipas një rikonstruksioni fillestar, siç raportohet nga Il Gazzettino , pasditen e së premtes vajza ishte në shtëpi me familjen e saj. Ajo kishte dalë në kopsht për të luajtur me vëllain e saj të vogël dhe një mik tjetër. Menjëherë pas kësaj, trupi i tij u gjet i pajetë pranë një peme.
Në dosjen e Prokurorisë Publike për momentin nuk ka asnjë krim konkret apo të dyshuar. Hetuesit, sipas hipotezë kryesore, mendojnë për një vetëvrasje , ndoshta e motivuar nga një depresion i rëndë pas transferimit nga Shqipëria në Itali, që ndodhi disa muaj më parë, por nga ana tjetë familjarët e kundërshtojnë një pistë të tillë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu