“Rikthim në traditë, veshjet popullore të shqiptarëve” është ekspozita që po rrugton në të gjithë vendin këtë verë. Vjen si nisëm e drejtorisë së përgjithshme të arkivave, ku mbi 100 imazhe, pjesë e fondit të arkivës kombëtare, sjellin një retrospektiv të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë përmes narrativës kostumografike. Imazhet shpalosnin larmishmërinë dhe veçantitë e kostumeve popullore të mbarë trevave shqiptare si dhe sjellin në kujtes figura të rëndësishme historike nën petkun e veshjeve popullore (prijës fisnorë, njerëz të letrave, mbrojtës të trojeve amtare, e tjerë).

Sheshi përpara Bashkisë Shkodër u shndrrua në këtë formë në një tablo të pasur ku imazhet e dinastisë “Marubi” tërhoqën vemendjen e vizitorve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu