Hakerat e Grupit Homeland Justice kanë bërë publike fluturimet dhe hyrje daljet në Rinas të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano gjatë kohës që ai ka qenë në detyrë, si dhe të dhënat e pasaportës.
Nga të dhënat duket se 3 fluturime janë diplomatike ndërsa të tjerat janë të zakonshme. Po kështu janë publikuar hyrje daljet e Nanos në pikat e kalimeve kufitare tokësore.
Në dokumentet e rrjetit të hakerave, jepen të dhëna mbi familjen e Nanos, por edhe hyrje-daljet e ish-kryepolicit në vend, që nga pikat kufitare tokësore dhe deri tek ato ajrore.
Neësbomb.al ka arritur të sigurojë dokumentin e publikuar nga rrjeti i hakerave “Homeland Justice”, të cilët nuk kanë kursyer asnjë detaj të të dhënave të ish-numrit një të Policisë së Shtetit. Nga një kqyrje paraprake, mund të thuhet se të dhënat janë marrë nga sistemi TIMS.
Të dhënat e daljes së Nanos nga Shqipëria janë të plota dhe përfshijnë daljen e tij për herë të parë nga vendi në vitin 2005 e deri në muajt e fundit, të vitit 2022.
Në një kohë që nga Kryeministri Edi Rama pretendohet se nuk ka rrjedhje serioze të dhënash, dalja e informacioneve të personit që deri para pak javësh kishte në dorë sigurinë e vendit, për qytetarët e thjeshtë, rreziku bëhet shumë më i madh.