Ballina Kronike 7 seanca të shtyra, Benet Beci zgjedh Facebook-un në vend të gjykatës....

7 seanca të shtyra, Benet Beci zgjedh Facebook-un në vend të gjykatës. Dështon sërish gjyqi në GJKKO!

Në Gjykatën e Posaçme vijon të zvarritet procesi ndaj Benet Beci, i cili është marrë i pandehur nga SPAK. Edhe seanca e sotme, 20 Maj 2026 dështoi, duke shënuar shtyrjen e shtatë radhazi të procesit. Ajo që ka ngritur pikëpyetje është fakti se në të njëjtën orë kur zhvillohej seanca në GJKKO, Benet Beci u shfaq live në Facebook nga Shkodra, ndërsa mungesa e tij, avokatit të tij, por edhe e një anëtari të trupit gjykues në gjykatë solli sërish shtyrjen e procesit. Seanca e radhës është më 29 në orën 9:30. Situata po krijon debat mbi seriozitetin ndaj përballjes me drejtësinë dhe zvarritjen e një procesi që prej javësh nuk po arrin të hyjë në shqyrtim normal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks